Forumi islamik
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi islamik

qekaq posht e kan qite ISLAMIN te rinjt e sodit saqe, vetem regjistrohen dhe nuk e bejne as edhe te vetmin postim. kan harru se kan me vdek..
 
ForumForum  PortalliPortalli  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Falja e namazit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
n-Geenoli




Male Numri i postimeve : 85
Age : 39
Registration date : 30/01/2007

Falja e namazit Empty
MesazhTitulli: Falja e namazit   Falja e namazit Icon_minitimeSat Aug 04, 2007 3:48 am

SI TA FALIM NAMAZIN



Pjesė nga namazi



Nė emėr tė All-llahut, Tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!



“Gjithsesi namazi pėr besimtarėt ėshtė detyrim nė kohė tė caktuar”.

(Kur’ani: 4, 103)

“Ajo qė e dallon besimtarin nga jobesimtari ėshtė namazi”.

(Muhammedi alejhisselam)



Namazi ėshtė kushti i dytė i Islamit pas Shehadetit, pėr­ndryshe ai ėshtė kushti i parė praktik i Islamit. Namazi ėshtė manifestim prak­tik i dėshmisė islamemeqė paraqet lidhjen e drejtpėrdrejtė midis krijesės dhe Krijuesit, andaj prej kėtu puna e parė pėr tė cilėn do tė pyetet muslimani nė botėn e amshue­shme ėshtė pikėrisht namazi.



KUSHTET E NAMAZIT


Pėr tė qenė namazi i vlefshėm duhet plotėsuar disa ku­shte:

1. Trupi duhet tė jetė i pastėr

Marrja e guslit. Nė rast se vjen deri te ejakulimi apo kontakti bashkėshortor qoftė edhe pa ejakulim, atėherė duhet larė tėrė trupin duke futur nė fillim ujė nė gojė dhe hundė tre herė. Ky veprim quhet gusėl.

Marrja e abdestit. Po qe se vjen deri te kryerja e nevojės sė madhe apo tė vogėl, lirimi i gazrave, rrjedhja e gja­kut apo qelbit nga trupi, humbja e vetėdijes, tė vjellurit me gojė plotė, tė qeshurit me zė gjatė namazit, atėherė duhet larė duart tre herė, duhet futur ujė nė gojė dhe hundė tre herė, duhet larė fytyrėn tre herė, duhet larė krahėt deri mbi bėrryla tre herė, duhet prekur me dorė tė lagur njė tė katėrtėn e kokės, duhet larė veshėt dhe qafėn njė herė dhe nė fund, duhet larė kėmbėt deri mbi nyja njė herė. Ky veprim quhet abdest.

Vėrejtje: Nė Islam veprat vlerėsohen sipas qėllimeve an­daj, pėrderisa gusli dhe abdesti merren pėr t’iu afruar All-lla­hut, ato duhet bėrė nė emėr tė All-llahut duke e thėnė nė fillim Bismil-lahin.





2. Rrobat dhe vendi ku falemi duhet tė jenė tė pastra

3. Trupi duhet tė jetė i mbuluar. Meshkujt e kanė kusht tė jenė tė mbuluar prej mbi kėrthizė e deri nėn gjunj kurse femrat tėrė trupin pėrveē fytyrės, duarve nėn nyje dhe kėmbėve nėn zogj.

4. Kur tė falemi duhet tė drejtohemi nė drejtim tė Qabes. Dre­jtimi kah Qabeja quhet Kible.

5. Namazin duhet ta falim nė kohėn e duhur. Namazi nuk lejo­het tė falet pas kohe pėrpos nė tre raste: Nėse kemi harruar, nėse kemi qenė duke fjetur dhe nėse e kemi humbur vetėdi­jen.

6. Duhet bėrė nijjet. Kur ta falim namazin pėrkatės, ta kemi pėr qėllim po atė namaz. Mund ta shprehim edhe gojari­sht.



KOHĖT E FALJES


1. Sabahu. Falet nė agim – prej kur fillon dallimi midis errė­sirės sė natės dhe dritės sė zbehtė tė mėngjesit dhe vazhdon deri para lind­jes sė diellit.

2. Dreka. Falet para se tė lėvizė dielli prej zenitit (tė ka­lojė prej kupės sė qiellit) dhe vazhdon deri kur hija e objektit fiton gjatėsinė e vetė objektit.

3. Ikindia. Falet prej pas mbarimit tė kohės sė drekės dhe vazhdon deri para perėndimit tė diellit.

4. Akshami. Falet prej pas perėndimit tė diellit deri nė errė­simin e horizontit.

5. Jacia. Falet pasi qė horizonti tė errėsohet plotėsisht, deri nė mbarim tė natės, para agimit.



REKATET E NAMAZEVE


Namazi pėrbėhet nga pjesėt e quajtura rekate. Namazet qė janė urdhėr i All-llahut quhen farz (detyrim i domos­doshėm), kurse ato qė janė porosi e Pejgamberit quhen sunnet (traditė e preferueshme). Sipas drejtimit hanefi, namazi i Pej­gamberit i urdhėruar nga All-llahu nė mėnyrė indirekte quhet vaxhib.

-Sabahu ka 4 rekate - 2 sunnet dhe 2 farz.

-Dreka ka 10 rekate - 4 sunnet, 4 farz dhe 2 sunnet.

-Ikindia ka 8 rekate - 4 sunnet dhe 4 farz.

-Akshami ka 5 rekate - 3 farz dhe 2 sunnet.

-Jacia ka 13 rekate - 4 sunnet, 4 farz, 2 sunnet dhe 3 va­xhib.

-Xhumaja - falet njė herė nė javė dhe ėshtė obligim tė falet me xhemat vetėm nė xhami. Falet nė kohėn e drekės dhe ka po ashtu 10 rekate - 4 sunnet, 2 farz dhe 4 sunnet.



MĖNYRA E TĖ FALURIT DHE KONDITAT E NAMAZIT


1. Bėrja nijjet. Para se ta fillojmė faljen duhet qė tė ven­dosim me zemėr dhe ta bėjmė nijjet namazin pėrkatės.



REKATI I PARĖ



2. Tekbiri fillestar. Pasi qė tė vendosim tė falemi, meshkujt i ngrenė duart me shuplaka tė kthyera kah Kibleja deri nė pulpat e ve­shėve, kurse femrat i ngrenė duart deri nė kraharor, dhe themi All-llahu ekber. Ky veprim quhet tekbir fillestar. (Foto 1, 2)

3. Kijami. Mė pas i lėshojmė duart tė djathtėn mbi tė majtėn, meshkujt e vėndojnė tė djathtėn mbi tė majtėn nėn kėrthizė, ashtu qė me gishtin e madh dhe gishtin tregues tė dorės sė djathtė e lidhin tė majtėn, kurse femrat vetėm e vėn­dojnė tė djathtėn mbi tė majtėn nė gjoks. (Foto 3, 4)

Qėndrimi nė kėmbė quhet kijam me ē’rast themi:

Lexojmė subhaneken:

SUBHANEKELL-LLAHUMME VE BI HAMDIKE VE TE­BAREKESMUKE VE TE’ALA XHED-DUKE VE LA ILAHE GA­JRUKE

Pastaj Fatihanė bashkė me E’udhubil-lahin:

E’UDHUBIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRA­XHIM BIS-MIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

EL­HAMDULIL-LAHI RABBIL ‘ALEMIN. ERR-RRAH­MANIRR-RRAHIM. MALIKI JEUMID-DIN. IJJAKE NA’BUDU VE IJJAKE NESTE’IN. IHDINAS-SIRATAL MUSTEKIM. SIRATAL-LEDHINE EN’AMTE ‘ALEJHIM GAJRIL MAGDUBI ‘ALEJHIM VE LED-DAAL-LIN. AMIN

Dhe nė fund themi njė sure, si pėr shembull:

INNA AA’TAJNA KEL KEUTHER FE SAL-LI LI RABBIKE VENHAR INNE SHANIEKE HUVEL EBTER

4. Rukuja. Duke thėnė All-llahu ekber kėrrusemi dhe i vemė duart nė gjunj. Nė kėtė pozitė e cila quhet ruku’, themi tre herė: SUB­HANE RABBIJEL ‘ADHIM (Foto 5, 6). Duke thėnė SEMI’ALL-LLAHU LIMEN HAMIDEH drejtohemi dhe themi: RABBENA LEKEL HAMD

5. Sexhdeja. Duke thėnė All-llahu ekber pėrulemi, e vemė ballin nė tokė dhe themi tre herė: SUBHANE RABBI­JEL AA’LA. Nė kėtė pozitė, e cila quhet sexhde, pėrveē ballit nė tokė duhet prekur edhe hunda kurse duart i vemė paralel me fytyrėn afėr saj. (Foto 7, Cool Pastaj ngrihemi nga sexhdeja, rrimė ulur derisa tė themi: RABBIGFIRLI RABBIGFIRLI dhe pėrsėri duke thėnė All-llahu ekber bėjmė edhe njė sexhde. Kėtu mbaron rekati i parė, pastaj duke thėnė All-llahu ekber ngrihemi nė kėmbė pėr rekatin e dytė.



REKATI I DYTĖ



Rekatin e dytė e fillojmė me Bismil-lahin e pastaj e lexojmė Fatihanė dhe njė sure, pėr shembull:

KULHUVALL-LLAHU EHAD. ALL-LLAHUS-SAMED. LEM JELID VE LEM JULED. VE LEM JEKUL-LEHU KUFUVEN EHAD.

Pastaj shkojmė nė ruku, ngrihemi dhe shkojmė nė sexhde njėlloj si nė rekatin e parė.

6. Ulja e fundit. Pas sexhdes sė dytė tė rekatit tė dytė duke thėnė All-llahu ekber ulemi, duke i mbajtur kėmbėt nė atė pozitė siē ėshtė treguar nė foton 9 dhe 10, pastaj themi:

ET-TEHIJJATU LIL-LAHI VES-SALAVATU VET-TAJJI­BATU ES-SELAMU ‘ALEJKE EJJUHEN-NEBIJJU VE RAHME­TULL-LLAHI VE BEREKATUHU. ES-SELAMU ‘ALEJNA VE ‘ALA ‘IBADIL-LAHIS-SALIHIN.

ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH VE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN ’ABDUHU VE RESU­LUHU

ALL-LLAHUMME SAL-LI ‘ALA MUHAMMEDIN VE ‘ALA ALI MUHAMMED KEMA SAL-LEJTE ‘ALA IBRA­HIME VE ‘ALA ALI IBRAHIME INNEKE HAMIDUN MEXHID

ALL-LLAHUMME BARIK ‘ALA MUHAMMEDIN VE ‘ALA ALI MUHAMMED KEMA BAREKTE ‘ALA IBRA­HIME VE‘ALA ALI IBRAHIME INNEKE HAMIDUN MEXHID

RABBENA ATINA FID-DUNJA HASENETEN VE FIL AHIRETI HASENETEN VE KINA ‘ADHABEN-NAR

RABBENAGFIRLI VE LIVALIDEJJE VE LIL MU’MININE JEUME JEKUMUL HISAB

Pastaj e kthejmė kokėn nė tė djathtė dhe themi:

ES-SELAMU ‘ALEJKUM VE RAHMETULL-LLAH

Dhe nė tė majtė duke i thėnė tė njėjtat fjalė. (Foto 11, 12)



NAMAZI I SABAHUT


Namazi i sabahut, si dy rekatet sunnet ashtu edhe dy rekatet farz, falen nė atė mėnyrė siē e kemi shpjeguar faljen mė sipėr.



NAMAZI I DREKĖS


Katėr rekatet sunnet tė drekės. Dy rekatet e para falen njėlloj si nė na­mazin e sabahut pėrveē se nė uljen e fundit ndalemi te Shehadeti, ngrihemi duke thėnė All-llahu ekber dhe e vazhdojmė rekatin e tretė. Nė tė tretin fillojmė prej Bismil-lahit, e lexojmė Fati­hanė dhe njė sure pastaj vazhdojmė kėshtu edhe rekatin e katėrt, njėjtė si nė rekatin e dytė tė sabahut.

Katėr rekatet farz tė drekės. Dallimi nga katėr rekatet sunnet tė drekės ėshtė se nė farz tė drekės nė rekatin e tretė dhe tė katėrt pas Fatihasė nuk lexohet sureja.

Dy rekatet sunnet tė drekės falen njėlloj si sunneti i sa­bahut.



NAMAZI I IKINDISĖ


Katėr rekatet sunnet tė ikindisė. Dallimi nga katėr rekatet sunnet tė drekės ėshtė se nė uljen e rekatit tė dytė pas Shehadetit, duhet lexuar edhe lutjet tjera deri nė fund, kurse pas ngritjes nė rekatin e tretė duhet ta lexojmė nė fillim Subhaneken pastaj Eudhu­bil-lahin dhe Bismil-lahin dhe vazhdojmė nė tė njėjtėn mėnyrė.

Katėr rekatet farz tė ikindisė, falen njėlloj si farzet e drekės.



NAMAZI I AKSHAMIT


Tre rekatet farz tė akshamit falen njėlloj si farzi i drekės, pėrveē se nė rekatin e tretė nuk ngrihemi pėr nė rekatin e katėrt por ulemi dhe i themi lutjet e uljes deri nė fund, pastaj japim selam.

Dy rekatet sunnet tė akshamit falen njėlloj si sunneti i saba­hut.



NAMAZI I JACISĖ


Katėr rekatet sunnet tė jacisė falen njėlloj si sunneti i ikindi­sė.

Katėr rekatet farz tė jacisė falen njėlloj si farzi i drekės.

Dy rekatet sunnet tė jacisė falen njėlloj si sunneti i sabahut.

Tre rekatet vaxhib tė vitrit. Vitėr namazi i cili falet pas jacisė falet njėlloj si farzi i akshamit, pėrveē se nė rekatin e tretė pas Fatihasė duhet lexuar edhe njė sure. Pastaj marrim tekbir duke thėnė All-llahu ekber, i lidhim duart dhe e lexojmė lutjen e kunutit:

ALL-LLAHUMME INNA NESTE’INUKE VE NESTAG­FIRUKE VE NESTEHDIKE VE NU’MINU BIKE VE NETUBU ILEJKE VE NETEVEK-KELU ‘ALEJKE VE NUTHNI ‘ALEJKE HAJRE KUL-LEHU NESHKURUKE VE LA NEKFURUKE VE NAHLE’U NE NETRUKU MEN JEFXHURUKE

ALL-LLAHUMME IJJAKE N’ABUDU VE LEKE NUSAL-LI VE NESXHUDU VE ILEJKE NES’AA VE NAHFIDU NERXHU RAHMETEKE VE NAHSHA ‘ADHA­BEKE INNE ‘ADHABEKE BIL KUFFARI MULHIK

Mė pas shkojmė nė ruku dhe kėshtu vazhdojmė deri nė fund tė namazit tė vitrit.



NAMAZI I XHUMASĖ


Katėr rekatet e sunnetit tė xhumasė falen njėlloj si katėr rekatet e su­nnetit tė drekės.

Dy rekatet e farzit tė xhumasė. Pas hutbes tė cilėn e ligjė­ron imami falen dy rekatet farz tė xhumasė, tė cilat falen njėlloj sikur farzi i sabahut.

Katėr rekatet e sunnetit tė xhumasė falen njėlloj si katėr rekatet e su­nne­tit tė drekės.

Vėrejtje: Kur namazet farz i falim me imam, nė atė rast duhet qė Fatihanė dhe suren mos t’i lexojmė. Kur imami lexon me zė (nė farzet e akshamit, jacisė, sabahut dhe xhumasė) ta dėgjojmė, e kur i lexon nė heshtje (nė farzet e drekės dhe ikin­disė), tė heshtim.

All-llahu mos na ndaftė nga tė falurit pėr Tė. Amin!

Pėrgatiti Ymer Musa
marrur nga "zeri islam"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://gjinols.coolbb.net
 
Falja e namazit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Forumi islamik :: Falja e Namazit-
Kėrce tek: